Valbona Selimllari me dy djemtë e saj, në restorantin e Renato Mekollit

Ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj private dhe një fakt të tillë e ka dëshmuar edhe në intervista të ndryshme që ka patur.

Por prej kohësh, ish-missi shqiptar Valbona Selimllari i ka ekspozuar në publik tre fëmijët e saj, sidomos dy djemtë, por në raste të rralla edhe vajzën.

Vetëm pak kohë më parë “Bobi” ka marrë dy djemtë e saj me vete si shoqërues në eventin e organizuar nga masterchefi Renato Mekolli për 1-vjetorin e restorantit të tij.

Më herët Valbona ka rrëfyer se është një nënë tërësisht e përkushtuar dhe se fëmijët mbajnë mbiemrin e saj. Por në asnjë moment nuk ka preferuar të flasë për identitetin e babait të fëmijëve.

Në media është aluduar se babai i fëmijëve të saj është një biznesmen dhe investitor i fuqishëm në prodhimin vendas, me të cilin thuhet se është njohur në fillim-vitet 90-të. Valbona Selimllari edhe kur s’ka qenë e aktivizuar në programe televizive, ka qenë gjithmonë e preferuara e medies, por çuditërisht, askush nuk ka guxuar ose gjithkush ka dashur të respektojë dëshirën e ish-Miss Albania për të mos përmendur me kë jeton. Ky “sekret” i Valbona Selimllarit, që po e përndjek në media prej kohësh, në vetvete duke se mbart dhe një nga “tragjeditë e saj të heshtura” që me aq sforco mundohet t’ia fshehë prej shumë vitesh publikut.

LEXO EDHE:  Kjo nuk pritej nga Valbona Selimllari! Ish-missi pranon ndërhyrjet në pamjen e saj (Foto)
Dy djemtë dhe vajza e Valbona Selimllarit

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook