Pasi disa portale greke nxorën një person që po bënte plazh në brigjet greke dhe u shprehën se ai ishte kryeministri Shqipërisë reagoi dhe kryeministri Rama i cili u shpreh që jo vetëm ai por të gjithë antarët e qeverisë do ti kalonin pushimet në brenda vendit. Duket se këtë urdhër e ka respektuar dhe kryetarja ne detyre e kuvendit dhe ish deputetja e PS-së, Valentina Leskaj.

Kryetarja e kuvendit është kapur nga paparaci i “DuaLajm.com” në Qerret duke bërë shëtitjen e pasdites. Mesa duket Leskaj, e cila para pak muajsh u tërheq nga politika ka zgjedhur bregdetin e qetë të Qerretit për të kaluar disa ditë relaksi nën rrezet e diellit.

Ish-deputetja e PS është parë e shoqëruar nga një mike e saj.

Kujtojmë se Valentina Leskaj është një nga femrat më aktive në politikën e vendit tonë në këto vitet e fundit, ndërsa së fundmi pas dorëheqjes së Ilir Metës nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit, ajo u bë kryetare e Kuvendit të Shqipërisë