Pas largimit të Rashel Kolonecit si velinë e emisionit ‘Xing me Ermalin’, Ermal Mamaqi nuk vonoi ta zëvendësonte.

Në emisionin e mbrëmjes së djeshme, Ermali prezantoi velinën e re të emisionit që moderon.

Bëhet fjalë për Kejvina Kthela, një bionde e lezeçme, e cila, siç u prezantua nga vetë Ermali, është modele në Itali.

Pa komplekse, vajza është paraqitur në emision dhe e ka nisur me një kërcim sensual prezantimin e saj për publikun.

Por ajo që ra në sy gjatë emisionit të transmetuar dje, ishte paraqitja mjaft provokuese e Kejvinës, e cila mori vëmendjen e të gjithëve.

Madje paraqitja e saj mund të themi se ishte edhe e tepruar, pasi velina u pa të brendshme.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”216″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook