Vendbanimi i përkiste një çifti dhe besohet të jetë një zyrtar që mbante titullin “Tutu” dhe gruaja e tij, mbetjet e të cilëve u gjetën tepër të ruajtura në vendbanim.

Vendi daton nga epoka e Ptolemeut dhe gjendet në krahinën Sohag, rreth 500 kilometra në jug të Kajros.

Sipas Ministrisë Egjiptiane të Antikiteteve, dhoma e lashtë e nëndheshme, është në gjendje të mirë pavarësisht nga kalimi i shekujve, dhe mbart mbishkrime të bukura dhe skena të gjalla që përshkruajnë hyjnitë e lashta egjiptiane si Osiris. Emrat e anëtarëve të tjerë të familjes gjithashtu u gjetën në varre.

Ministria tha se varri dhe hyrja e tij u zbuluan ndërkohë që larguan një bandë që gërmonte në mënyrë të paligjshme në zonë dhe vendi më pas iu dorëzua departamentit për gërmime.