Punimet në stadiumin “Arena Kombëtare” vazhdojnë me ritme të larta, teksa shpresohet që të jetë i gatshmë për ndeshjen e 11 qershorit, që Kombëtarja do të luajë në Shqipëri përballë Moldavisë.

Impianti tanimë ka marrë formë, dhe po merr veshjen e jashtme, ndërkohë që këto ditë ka nisur edhe instalimi i impiantit të ndriçimit.

Siç duket në këto foto, shihen prozhektorët teksa po vendosen në pjesën e sipërme të tribunave të stadiumit.Ndryshe nga gjithë stadiumet që kemi deri tashmë në Shqipëri, nuk do të ketë më kulla të larta ku do të jenë të vendosur prozhektorët e ndriçimit, por ato do të vendosen në të katërta anët pranë pjesës së sipërme të katër tribunave, të vendosura ne kënde të ndryshme, për të ndriçuar të gjithë sektorët e fushës dhe stadiumit.