Arabia Saudite ka ekzekutuar një burrë nga Mianmari, i dënuar me vdekje për vrasjen e një gruaje gjatë tentativës së grabitjes.

Trupi i Elias Jamaleddeen u kryqëzua dhe u ekspozua në qytetin e Mekës, pasi i ishte prerë koka.

Viktima ishte dënuar për vrasjen e një gruaje gjatë tentativës për ta grabitur e përdhunuar në shtëpinë e saj.

Ai kishte hyrë me armë dhe gjatë rezistencës e qëlloi gruan me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Ekzekutimi mori miratimin e Mbretit Bin Salman. Ekzekutimi tronditës vjen në një kohë kur marrëdhëniet diplomatike mes Arabisë Saudite dhe Kanadasë janë tensionuar për shkak të mosrespektimit të të drejtave të njeriut.

Madje Arabia ka paralajmëruar dëbimin e ambasadorit kanadez.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook