Në zonën e jugut të qytetit Luxor, Egjipt janë zbuluar dy varreza të vjetra 3500- vjeçare.

Gazeta britanike Daily Mail shkruan gjetja e tyre e ka shtyrë shtetin të shtojë përpjekjet për gjallërimin e turizmit.

Varret datojnë që prej 3500 vitesh, e janë gjetur saktësisht në pjesën perëndimore të lumit Nil, zonë e cila njihet për histori tepër të lashtë me tempuj e objekte të lashta egjiptiane.

“Me të vërtetë është një ditë e jashtëzakonshme”, ka thënë ministri i Antikiteteve, Khaled al-Anani.

“E kemi ditur se ekzistojnë varreza private, mirëpo kjo është hera e parë që i kemi identifikuar ato”.

Ministri Al-Anani shprehet se ministria do të bëjë përpjekje për të ringritur turizmin pasi kohët e fundit u ka shkatërruar nga sulmet ekstremiste.

 

 Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook