Nora Istrefi është një nga këngëtarët më të njohura në showbizzin shqiptar, kjo dhe falë karrierës së gjatë në muzikë.

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se për çdo njëri ka një sozi të tij në botë. Por duket se sozia e Nora Istrefit paska qenë më pranë nga ç’mund ta kishim menduar.

Bëhet fjalë për modelen bukuroshe shqiptare dhe përfaqësuesen e Shqipërisë në Miss Europe 2017, Nikola Spaho.

Në një intervistë radiofonike, modelja bukuroshe është shprehur pozitivisht kur e krahasojnë me këngëtaren Nora Istrefi, por kërkon të njihet për arritjet e saj.

Nikola ka qenë edhe protagoniste në videoklipin “Papi” të këngëtarit kosovar 2Ton. Shihni ngjashmërinë e tyre të pabesueshme në fotot e mëposhtme:

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”416″ sortorder=”3981,3982,3983,3985,3984″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook