Një gazetar investigativ është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij, së bashku me të dashurën në Sllovaki.

Shefi i policisë sllovake, Tibor Gaspar, tha se Jan Kuciak, 27 vjeç, dhe partnerja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në qytetin Velka Maca, 65 kilometra në lindje të Bratisllavës.

Gaspar tha se vrasjet duket se kanë të bëjnë me aktivitetet hulumtuese të gazetarit.

“Sllovakia nuk ka përjetuar kurrë një sulm të tillë mbi një gazetar”, tha Gaspar.

Kuciak ka qenë duke punuar për portalin Aktuality.sk.  Puna e Kuciak kryesisht përfshinte mashtrime të dyshuara të taksave që përfshijnë zyrtarë të lartë dhe biznesmenë.

Raporti i tij i fundit, më 9 shkurt, ka trajtuar një mashtrim të dyshuar me taksa, në lidhje me një kompleks luksoz të apartamenteve në Bratisllavë.

Rasti rreth këtij kompleksi ka shkaktuar protesta vitin e kaluar, në kërkim të dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak, për marrëdhëniet e tij biznesore me një zhvillues pronash. Të dy ata kanë mohuar çdo akuzë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook