Zbulohet koleksioni i kukullave 4500-vjeçare, më të vjetrat në botë.

Gjatë një kërkimi arkeologjik, në zonën e Kaukazit, janë gjendur disa materiale prehistorike me vlerë mijëra vjeçare. 

Bëhet fjalë për një kukull 5 centimetra të gjatë dhe një kafshë mitike që ishin varrosur së bashku me një fëmijë qënga Epoka e Bronzit.

Koka e kafshës lodër është bërë nga materiali i brirëve të familjes së drerëve.

Lodrat prehistorike kanë dalë në dritë gjatë gërmimeve që u bënë në varrin e Itkol II në Republikën e Kaukazit, në jug të Siberisë.

Kukulla është e punuar me shumë kujdes, tiparet e fytyrës janë gdhendur në një material guri të butë, ka pohuar arkeologu Andrey Polyakov.

Për sa i përket kukullës kafshë, ekspertët nuk janë  ende të sigurt se çfarë përfaqëson, ndoshta bëhet fjalë për një kafshë mitike.

Në të dyja rastet trupat e lodrave janë bërë nga materiale organike dhe nuk janë ruajtur të plota.

Gjetjet janë bërë në një varr të përbashkët fëmijësh dhe nuk mendohet të jetë një varrim elitar, sipas arkeologut Polyakov.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”702″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook