Godina e Kryeministrisë është rrethuar sot nga makina antike luksoze në kuadër të projektit “Retro Publik”, i drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Shqiptar.

Makinat nga “Rolls Royce” deri tek “Mercedezet” më antik janë vendosur sot në hyrje të Kryeministrisë.

Ndryshe nga javët  e shkuara që kjo godinë rrethohet nga protestuesit e opozitës, sot ajo është mbushur me makinat e koleksionistëve shqiptar.

Projekti në fjalë ka për synim që të nxisë zhvillimin e një debati publik dhe të përmirësojë legjislacionin shqiptar për koleksionistët dhe restauratorët e makinave antike.

Për këtë ekspozitë do të ketë dhe një diskutim në qendrën COD në Kryeministri.