[ngg_images source=”galleries” container_ids=”376″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Policia në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”, ka goditur në orët e fundit grupin kriminal “Balerina”.

Në një deklaratë për shtyp, policia njoftuan se gjatë aksionit janë sekuestruar ambient 3-katësh, në pronësi të shtetasit Renard Tota, një armë zjarri pistoletë, një laptop, tre telefona, sasi e konsiderueshme parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Deklarata e plotë e policisë:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka dhe Zv/Prokurori i Rrethit Shkodër Albert Murçaj në deklaratë për median për operacionin “Balerina”. Jam këtu me përfaqësuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodrër, për të njoftuar detajet nga operacioni i fundit i përbashkët kundër trafiqeve, e konkretisht në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.

Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit. Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

• Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.
• Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.
• Një armë zjarri pistoletë.
• Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.
• Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.
• Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  DETAJE/ Plagosja me kallashnikov në Shkodër, kush është kryetari i Ps-së që u vu në pranga (Emri)

Policia e Shtetit po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka dhe Zv/Prokurori i Rrethit Shkodër Albert Murçaj në deklaratë për median për operacionin "Balerina".Përshëndetje:Jam këtu me përfaqësuesin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodrër, për të njoftuar detajet nga operacioni i fundit i përbashkët kundër trafiqeve, e konkretisht në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”.Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:- R. T., 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.- K. M., 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.- A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.- A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.- A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe. – A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.Shtetasi R. T., dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij në qytetin e Shkodrës.Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:• Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit R. T., në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.• Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.• Një armë zjarri pistoletë.• Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.• Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.• Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.Policia e Shtetit po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.Faleminderit.

Gepostet von Policia e Shtetit am Samstag, 18. November 2017

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook