Ditën e sotme parlamenti francës ka zhvilluar një seancë parlamentare ku në fokus ishte problemi i emigracionit dhe kërkesat e shtuara për azil.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, kryeministri francez, Édouard Philippe përmendi edhe rastin e Shqipërisë.

Sipas fjalës së kryeminisrit francez, është paradoks që një vend që synon të jetë kandidat për në BE, është e dyta sa i përket numrit të azilkërkuesve.

“Një vend kandidat për në BE, që është i dyti për nga azilkërkuesit. Një paradoks”, është shprehur kryeministri francez.

Kujtojmë se Franca është një nga vendet skeptike të Bashkimit Europian për sa i përket çeljes së negociatave të vendit tonë me BE-në.