Pas katastrofës në Genova të Italisë, ku ura Morandi u shemb duke marrë jetën e 43 personave kreu i ARRSH-së Afrim Qendro doli sot në një prononcim për mediat, ku informoi mbi gjendjen e urave në vend.

“Nuk jemi në panik, as në emergjencë dhe as në alarm. Jemi në monitorim të vazhdueshëm.”- u shpreh Qendro

Sipas tij ura me problematikën më të madhe është ura në Dragot, e cila lidh Tepelenën me Përmetin dhe zonat përreth.

Në vijim Qendro njoftoi ngritjen e grupit të punës i cili do të kryejë një inspektim të përgjithshëm të të gjithavë urave në vend.

“Jo se detyra nuk është kryer por për shkak të një ndarjeje që ka pësuar rrjeti rrugor, ku një pjesë i ka kaluar bashkive. Dhe në fund do i vemë një material në dispozicion të gjithë bashkive mbi ndërhyrjet që do të kryhen. Kemi ndërhyrje dhe në disa ura të reja që po bëhen, ura e Drojës, Zemblakut dhe ura në Sulov. Jemi në mënyrë të vazhdueshme në monitorimin dhe ndërhyrjen për të gjitha veprat e artit që ka rrjeti rrugor shqiptar” – deklaroi kreu i ARRSH.

Qendro vuri theksin në disa kompani që nuk respektojnë peshën e mjeteve të tonazhit të rëndë mbi aks.

“Kemi disa kompani që nuk respektojnë peshën mbi aks. Ato që shfrytëzojnë lumenjtë,kompani të naftës, apo të kromit. Duhet të bëjmë shumë kujdes në bashkëpunim me policinë rrugore për respektimin e sinjalistikës.Një tjetër problematikë e vënë re janë basenet e lumenjve kemi shfrytëzim jo të mirë, dhe për pasojë kemi gërryerje në këmbët e urave, si ne Peqin.”- vijoi më tej kreu i ARRSH.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Itali, 38-vjeçari shqiptar transportohet me helikopter në spital (FOTO)

Ndër të tjera Qendro u shpreh se është gati kontrata për mirëmbajtjen e disa urave, e cila do të lidhet me një kompani private