Të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë protestuar paraditen e sotme përpara banesës së kryeministrit Rama në Surrel, ku dhe kanë vendosur edhe një tra në mënyrë simbolike.

Nga ky veprim i tyre, policia ka vendosur shoqërimin për në Komisariat të kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi dhe kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në protestë ka shkuar vetë shefi i Komisariatit nr.4, i cili ka kërkuar largimin e të rinjve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook