Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka mbërritur mëngjesin e sotëm në gjykatë nën masa të rrepta policie.

Qindra qytetarë ndodheshin jashtë gjykatës, të cilët kërkonin lirimin e tij. Sipas mbështetësve të tij, arrestimi i Frrokajt është politik dhe në lidhje me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjok Ndoka ndodhet në spital pasi ka probleme shëndetësore me zemrën dhe rivlerësimi i masës së sigurisë do të bëhet në spital.

Frrokaj dhe zyrtarët e tjerë u arrestuan të premten, më 16 mars 2018 , ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim.

Të arrestuarit kanë dalë para gjykatës për akuzën tjetërsim në kundërshtim me ligjin të disa pasurive shtetërore “ranishte dhe pyll”, përgjatë bregut të detit në zonën  e plazhit të  fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit, tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur “Rana e Hedhun”, në Njesinë Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë.  

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook