Policia italiane ka arrestuar një 29-vjeçar me origjinë shqiptare pasi akuzohej për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas gazetës italiane “Il Centro” , policia prej kohësh i ishte vënë pas shqiptarit pas lëvizjeve të dyshimta të hasura në Chieti të Italisë.

Gjurmimi i vazhdueshëm i 29-vjeçarit shqiptar, bëri që pakujdesia e tij, ti cojë vetë tek vendi ku fshihte sasinë e drogës.

Sipas autoriteteve italiane, ai kishte fshehur 15 pako që mbanin 30 kg marijuanë në një vend të sajuar me gjethe në një pyll pranë zonës ku banonte.

Pas arrestimit nga kontrolli që iu bë në banesë, shqiptarit iu sekuestruan edhe një 1000 euro si dhe peshore elektronike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook