Stina e ftohtë nuk sjell vetëm viruset, por dhe mbrojtësit natyralë. Shega është një mbretëreshë e tyre.

Stina e ftohtë e dimrit përhap shumë viroza, gjë që na detyron herë pas here të bëjmë vaksina për t’i përballuar.

Është lëngu i frutit të shegës, i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë që na ndihmon të përforcojmë imunitetin.

Lëngu i shegës është një përzierje vitaminash dhe antioksidantësh. Ai forcon sistemin imunitar në mënyrë të përkryer. Shega është e pasur me shumë elemente të rëndësishme, siç janë magnezi, mangani, zinku, hekuri, natriumi dhe bakri, veç vitaminës C. Në treg mund të gjeni shtrydhëse shege, por edhe nëse e konsumoni me kokrra, përfitimet do të vijnë.

E pra, hani sa më shumë shegë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook