Një incident mund t’iu kishte kushtuar jetën një çifti në Lushnje, të cilët udhëtonin me një mjet transporti tip furgon.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:00 në rrugën rurale Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë.

Drejtuesi i mjetit, Andrea Pepa, udhëtonte me bashkëshorten e tij, teksa ka vënë re tymin që dilte nga kroskoti i makinës.

Pepa ka ndaluar menjëherë mjetin, i cili transportonte bukët që çifti prodhonte me anë të biznesit që kishin dhe ka njoftuar zjarrfikësen.

Ata kanë mbërritur në vendnngjarje, megjithëse nuk kanë arritur të shpëtonin asgjë, pasi mjeti dhe ngarkesa e bukëve janë dëmtuar totalisht.

Burrë e grua kanë shpëtuar mrekullisht dhe e gjithë kjo, sipas zjarrëfikësve, ka ardhur si pasojë e një problemi në rrjetin elektrik të furgonit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook