Afrim Qëndro bashkë me 11 punonjës të tjerë në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), janë zyrtarisht të shkarkuar nga detyra, madje  ditën e sotme të 12 personat nuk janë lejuar të futen në ambientet e brendshme të institucionit, pasi dy persona qëndronin me listë në dorë me emrat që mund të hyjnë në godinën e ARSH-ës.

Burime bëjnë me dije se drejtoresha e re, Sonila Qato ka firmosur lirimin nga detyra të 11 punonjësve, shumica drejtues, mes tyre dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro, veprm ky i cili është shoqëruar me përplasje.

Mësohet se shkarkimi nga detyra i Afrim Qendros dhe punonjësve të tjerë është bërë me motivacionin e mungesës së besimit dhe të moszbatimit të rregulloreve.