Një person, është gjendur i pajetë nga banorët e fshatit Fushë-Arrëz, mëngjesin e sotëm.

Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka arritur të identifikojë trupin e viktimës.

Sipas verifikimeve policore, bëhet fjalë për shtetasin Idriz Ahmetaj, ish-punonjës në një firmë të mirëmbajtjes së rrugëve.

Shtetasi në fjalë ishte shpallur i humbur 3 muaj më parë, pasi ishte larguar pa lënë asnjë gjurmë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook