Futbolli shqiptar ka humbur sot një personalitet të shquar.

Në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëkohësisht i Partizanit, Mikel Janku.

Mikel Janku lindi në Tiranë më 25 Tetor 1941. Në karrierën e tij ka punuar edhe si gazetar sportiv.

Ai ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967.