Ky është momenti heroik kur një banor është zvarritur poshtë një makine në flakë, për të shpëtuar 4 qenushë.

Duke mos kursyer jetën e tij, ai shpëtoi qenushët ndërsa një ‘zinxhir’ njerëzish kalonin këlyshët e vegjël drejt sigurisë.

Incidenti është filmuar në autostradën 147A, që kalon nëpër Surendranagar, Indinë perëndimore.

Pasi inspektuan zonën, njëri prej tyre pa këlyshët të ngecur nën xhip dhe vendosi ti shpëtonte.

Ndërsa u fut poshtë xhipit për ti shpëtuar nga djegia, banorët e tjerë u bashkuan për ta ndihmuar.

Raportohet se një qen lindi katër këlyshët nën mjetin e braktisur të policisë.

Nëna e tyre nuk u gjet dhe nuk dihet nëse i braktisi apo kishte dalë për të kërkuar ushqim.