Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, ka sjell klipin e këngës “The Sauce”.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri të titulluar “GASHI”, të cilin e solli në vitin që e lamë pas për tregun internacional.

Ndërsa do i realizojë të gjitha këngët me videoklip, i njëjti veçse ka nisur publikimin në Vitin e Ri.

Klipi i kësaj kënge është vetëm bardh e zi, ku tashmë mund ta gjeni në platformën muzikore, YouTube.

Në albumin e reperit me prejardhje shqiptare janë gjithsej 16 projekte, për të cilat punoi një kohë të gjatë.


G4shi po ashtu tash e disa muaj ka nisur edhe turneun e koncerteve në mbarë botën, teksa edhe këtë vit do e vazhdojë në muajin mars.