Microsoft co-founder Bill Gates speaks at the Economic Club of Washington's summer luncheon in Washington, DC, on June 24, 2019. (Photo by NICHOLAS KAMM / AFP) (Photo credit should read NICHOLAS KAMM/AFP/Getty Images)

Në një rrëfim të rrallë, themeluesi i “Microsoft-it”, Bill Gates e pranoi hapur atë që e konsideron si gabimin e tij më të madh.

Edhe më të mirët gabojnë, por jo gjithmonë e pranojnë gabimin, dhe Gates duket se nuk bën pjesë në këtë kategori.

Miliarderi është shprehur se fundmi, se i ka mbetur peng fakti që nuk arriti të zhvillonte më shumë sistemin operativ të lëvizshëm, në kompaninë e tij, duke e lënë topin në fushën e “Android-it” dhe “Google-it”.

Vitet vendimtare ku u luajt kjo ndeshje ishin një dekadë më parë, me debutimin e “iPhone”, të pajisur me iOS në 2007-tën dhe atë të “Android-it”, vitin pasardhës.

Në botën e Softuerit, veçanërisht për platformat, këto janë tregje ku fituesi i merr të gjitha, është shprehur Gates.

“Pra, gabimi më i madh ndonjëherë është çdo keq menaxhim, pjesë e të cilit kam qenë dhe unë pjesë, e i cili ka bërë që “Microsoft” të mos jetë çfarë është Androidi. Që do të thotë se “Androidi” është platforma standarde e telefonit jo “Apple”, ka thënë Gates.

Kjo është diçka të cilën “Microsoft”, mund ta fitonte natyrshëm, theksoi ai. Rrëfimi i Gates-it ishte deri diku surprizë, pasi shumë mendonin se rasti i humbur, i “Microsoft-it” me telefoninë e lëvizshme ka qenë për shkak të një gabimi të Steve Ballmer.

Ish shefi ekzekutivi i kompanisë u tall fillimisht me “iPhone-in”, duke e quajtur telefonin më të shtrenjtë në botë, i cili sipas tij, nuk kishte sesi ti tërhiqte klientët përderisa nuk përmbante një tastierë.