Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram. ka falenderuar sportisten Uta Ibrahimi që ia doli të ngjisë majën e Everestit.

Në shenjë falenderimi Erion Veliaj ka postuar një fotografi të alpinistes  që ka pozuar me flamurin e Bashkisë Tiranë, me mbishkrimin: “Asnjë mal nuk është aq i lartë, sa te ndalë Utën tonë! Kaq krenar për Uta Ibrahimi , që ia doli të ngjisë majën e Everestit, bashkë me flamurin e Bashkisë Tiranë. Lart e më lart”.

Por nuk ka qenë fiks mali i Everestit, por maja Lhotse 8516 metra, ose maja e 4 më e lartë në botë.

“Faleminderit për përkrahjen z.Erion .. Everestin e ngjita në 2017, që duket mbrapa.. këtë herë, Majën Lhotse 8516m apo maja e katërt në tokë”, shkruan alpinistja.

Ky ishte një lapsus i vogël që kryebashkiaku e rregulloi shumë shpejt.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1548″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook