Sfida Francë-Shqipëri nuk ka nisur normalisht, pasi një problem ka shoqëruar Kombëtaren kuqezi, teksa organizatorët nuk kanë pasur gati “Himnin e Flamurit” duke luajtur himnin e Adorres, rivali i “gjelave” ditën e martë, duke krijuar një situatë të paprecedent në futbollin modern, ndërsa nga sikletin i akumuluar, spikeri i stadiumit ngatërron Shqipërinë me Armeninë në dy momente!

Tifozët në stadium, por edhe lojtarët kanë pritur minuta të tëra, ndërsa më pas, kur partitura “Himni i Flamurit” ka nisur të luhet në impiantin gjigant, lojtarët e Shqipërisë e kanë kënduar atë me gjithë forcë, si për të çuar në vend respektin e munguar nga pala organizatore.