Ballina Dossier DOSSIER/ 80 vite nga takimi i parë i Geraldinës me mbretin Zog...

DOSSIER/ 80 vite nga takimi i parë i Geraldinës me mbretin Zog I (Foto)

Në 31 dhjetor të vitit 1937, pra 80 vjet më parë, Kontesha Geraldine d’Apponyi do të takohet gjatë një balloje të Shen Silvestrit në Tiranë, me mbretin Zog I i Shqipërisë.

Ky do të ishte një takim që do të shkaktonte një “shkëndijë rrufeje” reciproke. Kështu përshkruhet shkurtimisht në revistën franceze Paris Match takimi i parë mes dy individëve që çoi në martesën e parë (e të fundit) mbretërore të Shqipërisë.

Ahmet Zogu ishte pagëzuar me kurorën mbretërore në 1 shtator 1928, por martesa e tij do të ndodhte 10 vjet më vonë ose disa muaj më vonë pas njohjes së parë në Tiranë me konteshën hungarezo-amerikane Geraldinë.

Geraldinë d’Apponyi de Nagy-Appony ishte e bija e një konti nga një familje e vjetër aristokratike Hungareze dhe Amerikane, dhe në pemën e saj gjenealogjike kishte shumë perandorë, princ dhe arqidukë.

Ajo ishte 22 vjeçe, shumë e bukur, sportive, besnike duke premtuar të bëhej një mbretëreshë perfekte. Atë e kishin fotografuar gjatë ballos në Tiranë dhe pasi kanë biseduar me të vëllain e saj e kanë ftuar të vinte në Tiranë si një e fejuar potenciale.

Martesa ka ndodhur në 27 prill 1938, një martesë civile sepse martesa në kishë nuk ishte lejuar për shkak se Ahmet Zogu ishte mysliman, dhe Papa nuk i kishte dhënë leje konteshës të martohej me një mysliman.

Në 5 prill 1939 mbretëresha Geraldinë do të lindte trashëgimtarin e saj Princin Leka. Por dy ditë në vonë, në 7 prill 1939, Shqipëria do të pushtohej nga Italia dhe së bashku me djalin e mbretin Zog,  Geraldina do të detyrohej të merrte rrugën e mërgimit. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakE frikshme, mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundje fatale
Artikulli tjetërVIDEO/ Horror natën e ndërrimit të viteve, adoleshenti vret prindërit dhe motrën