Ballina Galeri E pabesueshme, orangutangu bën selfie të përkryera (FOTO)

E pabesueshme, orangutangu bën selfie të përkryera (FOTO)

Rasti i rrallë i ndodhi Ian Wood i cili po bënte fotografi në një pyll në Bruneo.

Fotografi kishte fshehur aparatin e tij GoPro në pyll për të marrë pamje të majmunëve dhe lëvizjet që ato bënin. 

E ndërkohë një orangutang i afrohet aparatit dhe fillon ta përdorë vetë. Ai e shkrep disa herë duke i bërë kështu selfie vetes.

“Desha të shihja reagimet e tyre spontane në ambientin ku jetojnë, përfitova më shumë se që kërkova”, ka thënë Wood lidhur me rastin.

Ai u habit nga fotot që kafsha realizoi ku tregoi dhe kujdes ndaj aparatit si të ishte qënie njerëzore.

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook