Ballina Galeri Foto-Galeri/ Njihuni me 71-vjeçaren që ka “harruar” të plaket. Zbulon sekretin e...

Foto-Galeri/ Njihuni me 71-vjeçaren që ka “harruar” të plaket. Zbulon sekretin e rinisë së përjetshme

Ajo u bë e famshme gjatë viteve ’70, kur luante në disa filma dhe seriale vendase, por që prej asaj kohe, edhe pse kanë kanë kaluar katër dekada, ajo mbetet e njëjtë për turqit.

Aktorja e njohur turke, Ajda Pekkan, e cila tashmë ka mbushur 71-vjeçe, por në pamjen e saj nuk tregon as gjysmën e moshës së saj.

Ajo ka treguar se nuk ka bërë ndonjëherë ndërhyrje estetike, ndërsa rrëfen dhe sekretin e rinisë së saj.

“Shmangia në maksimum e qebabit dhe produkteve të tjera të mishit si dhe aktiviteti fizik”, këto janë sekreti i bukurisë sipas 71-vjeçares.

“Më pëlqen të mbaj trupin tim në formë. Të bëj pjesë tek femrat më të bukura nuk ka qenë asnjëherë ëndrra ime, por asnjëherë nuk kam lënë pas dore veten. Ushqehem mirë. Më pëlqen mishi, por nuk abuzoj me të. Në mëngjes pi një gotë ujë me limon dhe mjaltë dhe më pas 1 orë aktivitet fizik, kryesisht vrap”, rrëfen ajo.

Në vitin 1980 ajo përfaqësoi Turqinë në Eurovision, dhe ky ishte hapi i parë që e bëri të njohur ndërkombëtarisht.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook