Ballina Galeri FOTO/ Maldive, aty ku në mbrëmje qielli bashkohet me oqeanin, pamja është...

FOTO/ Maldive, aty ku në mbrëmje qielli bashkohet me oqeanin, pamja është përrallore

Në Vaadhoo Island, një nga ishujt e Raa Atoll në Maldive. Është një ishull i vogël me pak më shumë se 500 banorë, njihet dhe për fenomenin e “Detit të Yjeve”.

Arsyeja janë planktonet! Është një reaksion i natyrshëm kimik me një emër të bukur, shkëlqimi biologjik.

Fitoplanktonet, mikroorganizmat detarë në ujë kanë një shkëlqim blu që ndodh ndërsa ato prodhojnë toksina që janë të dëmshme për peshqit, njerëzit dhe krijesat e tjera, kështu që edhe pse duken të gjitha bukur dhe magjike, ato nuk janë aq miqësore.

Shkëlqimi blu i fitoplanktonit është si një mekanizëm mbrojtës që shmang organizmat e tjerë detarë nga ngrënia e tyre.

Sa i përket asaj se si ndodh shkëlqimi biologjik, kjo është paksa e komplikuar … Ndërsa fitoplanktoni noton, lëvizja në ujë dërgon impulse elektrike rreth një ndarjeje të mbushur me proton brenda tyre; impulset elektrike hapin kanalet protonike të ndjeshme ndaj tensionit në njësinë ndezëse brenda tyre. pH në citoplazmë ndryshon, duke krijuar një seri reaksionesh kimike, të cilat aktivizojnë një proteinë të quajtur luciferazë. Kur luciferaza është përzier me oksigjen, krijohet drita blu.

Përkthyer dhe përshtatur nga “DuaLajm.com”

Picture 1 of 19

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook