Ballina Galeri FOTO/ Theu vaskën teksa bënte dush për shkak të peshës, shihni transformimin...

FOTO/ Theu vaskën teksa bënte dush për shkak të peshës, shihni transformimin e pabesueshëm të 26-vjeçarit

Një djalë nga Londra, i cili peshonte 177 kg vendosi të dobësohej pasi theu vaskën ndërsa bënte dush.

Dhe duket se kjo ishte një arsye e fortë që ai të merrej me palestër. Po flasim për 26-vjeçarin, Umar Malik.

“E kujtoj momentin kur qëndroja para pasqyrës dhe kisha turp nga vetja ime. E ndjeja që duhet të bëja një ndryshim. Nuk kisha vetëbesim. Thjesht nuk isha i shëndetshëm. Familja ime ishin shumë suportues por nuk dinin se çfarë të bënin”, tha ai për ‘Dailymail’.

Ai merrte çdo ditë nga 7 mijë kalori dhe pesha doli jashtë kontrolli. Umar është 26 vjeç dhe kur ishte i shëndoshë kishte turp të dilte nga shtëpia.

Gjatë asaj kohe vishte rroba 6XL dhe e ndjeu të bënte një ndryshim në vitin 2014 pasi gati e pësoi kur u thye vaska e dushit.

Ushtrimi i përditshëm në palestër ndikoi seriozisht në jetën e tij pasi filloi një dietë strikte dhe në nëntor të 2017 u bë trajner personal.

Umar ka bërë një transformim të pabesueshëm trupi ku duket si një bishë e vërtetë me tepër muskuj.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1593″ sortorder=”15444,15445,15446,15447,15448,15449,15450,15451″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook