Ballina Galeri Oligarku rus nuk kursehet, i dhuron nuses unazë miliona dollarëshe; Dasma superluksoze...

Oligarku rus nuk kursehet, i dhuron nuses unazë miliona dollarëshe; Dasma superluksoze të lë pa mend (Foto-Video)

Oligarku rus, Aleksey Shapovalov, u martua me partneren e tij me të cilën ka shumë kohë, Ksenia Tsaritsina, në një prej dasmave më të bujshme e më luksoze që keni parë ndonjëherë.

Dasma u organizua në hotelin luksoz Barvikha, në Moskë. 

Fustani i Ksenias nuk ishte vetëm i bardhë. Fustani i saj i parë i mbushur me gurë të çmuar e bënte të dukej si Hirushja. Supet e hapura e tregonin edhe me elegante pamjen e modeles.

Më vonë, ajo hyri me një fustan të dytë që ishte po aq mahnitës. Veshja përmbante motive brenda një dentelle e cila shkëlqente nën dritat e forta e shumëngjyrëshe.

Gjithashtu dhe torta e madhe nuk mungoi të ishte e veçantë. Ajo ishte tetëkatëshe e projektuar si një llambadar i madh lundrues.

 

 

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook