Ballina Galeri Si ndryshon fytyra nga ora 7 e mëngjesit në 7 të mbrëmjes...

Si ndryshon fytyra nga ora 7 e mëngjesit në 7 të mbrëmjes (foto)

Fotografja Barbara Iweins, realizoi një sasi fotosh duke prekur “intimitetin e të huajve që takoi në rrugë” si pjesë e projektit të saj “Au mau”.

Artistja e lindur në Bruksel, të gjithë atyre që morën pjesë në këtë projekt, u kërkoi që të realizonin një foto nga ora 7 e mëngjesit dhe një tjetër në orën 7 të mbrëmjes.

Ajo tha se “hynte si hajdute” pesë minuta në shtëpitë e tyre për të kapur imazhet e para të tyre para se të bënin grimin apo të rregulloheshin për të dalë.
Iweins i ndau një pjesë të fotove me miqtë e saj virtualë për t’u treguar ndryshimet që fytyra jonë pëson gjatë ditës dhe në mënyrë të detajuar shpjegoi se ‘u hipnotizua’ nga pjesëmarrësit dhe imazhet e tyre në mëngjes dhe në mbrëmje.
Ajo shtoi se shumë prej të huajve që kishte hasur më herët në rrugë ishin më të rezervuar sesa njerëzit socialë të mediave sot: “Për shkak të rrjeteve sociale, njerëzit janë edhe më të vetëdijshëm dhe më të hapur për të postuar foto të vetes sot.

Ata e njohin më mirë imazhin e tyre dhe janë të ndërgjegshëm edhe për ndryshimin gjatë ditës. Kur unë u kërkoja pesë vjet më parë për të bërë një foto në rrugë, kishin siklet… edhe nga fakti që nuk donin të dilnin ashtu papritur, pa “u rregulluar”, ndërsa sot, kjo po venitet.”
Ajo që ka kërkuar, në fakt, Iweins është një imazh që ndryshon dhe jo imazhin e përsosur. “Kam nevojë t’i bëj ata më të prekshëm.”

Për projektin e 7-AM – 7 PM, ajo shtoi: “Ndjeva se momenti i vetëm i ditës kur një person nuk ka ndonjë mburojë është momenti kur secili nga ne hap sytë për herë të parë.”

LEXO EDHE:  Si të shpëtoni nga varicet në mënyrë natyrale