Ballina Bota VIDEO/ Pamje trishtuese, kjo është puna më e vështirë në botë

VIDEO/ Pamje trishtuese, kjo është puna më e vështirë në botë

Dhjetëra pastrues të kanalizimeve vdesin çdo vit në Bangladesh, ndërsa zhyten në puseta të thyera për të pastruar bllokimet me një shkop ose vetëm duart e tyre të zhveshura.

Ata paguhen më së shumti 7,50 paund në ditë për të notuar nëpër kanalizimet e ndotura të kryeqytetit të mbipopulluar të Dakas pa ndonjë pajisje mbrojtëse – as syze.

Qyteti prej 14 milionë banorësh vuan nga një sistem i papërshtatshëm i kullimit që është bërë dukshëm më i keq nga shiu i madh, duke çuar në përmbytje të shpeshta.

“Dhaka City Corporation” paguan meshkujt, të cilët zakonisht bëjnë punën e tyre të pista pa këmishë, vetëm 4.50 deri 7.50 në ditë për të luftuar llumin e prodhuar në tunelet e ngushta që kalojnë nëpër qytet.

Ata duhet të mbajnë frymën kur zhyten nëpër mbetje njerëzore dhe gjithashtu duhet të përballen me tym helmues të lëshuar nga kanalizimi.

Shumë prej tyre vdesin çdo vit nga mbytja dhe një numër i panjohur të tjerësh, vuajnë nga pasojat shëndetësore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook