Tavë tradicionale me mish qengji dhe patate.

Kjo është receta tradicionale e tavës me patate dhe mish dhe ju e dini që tradicionalja mbetet më e mira.

Përbërësit për 4 persona:

1 kg patate,

4-5 thela mish qengji,

1 kokërr qepë,1 lugë gjellë salcë domate,

Rigon,

Piper të zi,

Kripë. 
Përgatitja:

 Mbasi e kemi grirë qepën në mikser (ose me dorë) e kaurdisim pak me mishin ku hedhim salcën dhe i trazojmë të gjitha bashkë. Me pas i hedhim ujin ku e lemë sa të filloj të ziejë dhe i hedhim erëzat.I presim patatet në kubikë dhe i vendosim në tavë duke i hedhur salcën e përgatitur.

E fusim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë dhe e lemë deri sa të piqen patatet bashkë me mishin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook