I ndodhur në Kosovë për një intervistë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, gazetari amerikan, korrespondent i “The Daily Signal”, Nolan Peterson ka ndarë për ndjekësit dhe miqtë e tij në facebook një histori sa të bukur aq edhe emocionuese që i ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.

Pas paradës që u mbajt në kuadër të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Peterson tregon se shkoi për të drekuar në një nga reatorantet aty pranë. pasi mbaroi së ngrëni Peterson tregon se kërkoi llogarinë, kur një kamarier i afrohet dhe i thotë që çdo gjë ishte tashmë e paguar.

I befasuar nga përgjigja e kamarierit kosovar, gazetari amerika kërkoi të dinte përse-në.

Në përgjigjen emocionuese të tij kamarieri ia kthen” -Vendi juaj shpëtoi tonin-, tha ai. -Më e pakta që mund të bëj është t’ju paguaj këtë drekë”.