Flor Mumajesi është konsideruar një nga këngëtarët dhe kantautorët më të suksesshëm në skenën shqiptare. Mjaft energjik, ai ka qenë dhe shumë aktiv me projektet e tij por dhe me bashkëpunimet e tij.

Por këngëtari është larguar para pak kohësh nga studioja e tij dhe nga skena. Deri më tani janë përhapur fjalë se Flori është shkëputur edhe nga koncertet për arsye shëndetësore por kjo nuk është aprovuar nga këngëtari apo nga ndonjë i njohur i tij.

Gazetarja Megi Bilo ka deklaruar së fundmi se ky distancim nga puna dhe ekrani i Florit vjen për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai vuan nga një problem me mëlçinë dhe është përqëndruar totalisht në gjendjen e tij shëndetësore.

Me sa duket këngetarin nuk do ta shohim dhe për disa kohë në skenë duke performuar deri sa të marë veten nga kurat.