Genta Ismajli prej javësh ndodhet në Turqi nga ku ka postuar herë pas here edhe foto. Por çfarë bën këngëtarja shqiptare në Stamboll? Ajo është parë në hotele luksoze e në darka romantike në jaht.

Genta po punon atje për një projekt të ri muzikor që në fakt do të jetë një bashkëpunim me një artist turk.

Mediat turke kanë shkruar shumë për këngëtaren e njohur shqiptare ku ajo shfaqet në faqet e para të disa gazetave atje.

Sipas këtyre mediave, Genta po përgatitet në Turqi për një bashkëpunim me një nga artistët më të njohur turqi.

Megjithëse këngëtarja nuk ka dashur të japë detaje mbi këtë projekt, shkruhet se ajo do të bashkëpunojë me Cezan.