Modelja e famshme Gigi Hadid duket se nuk ka fat në dashuri.

Pas ndarjes, pajtimit dhe sërish ndarjes me këngëtarin Zayn ajo ka patur disa lidhje afatshkurtra ku më e fundit sapo u shua. Bëhet fjalë për marrëdhënien e saj me yllin e “Bachelorette”, Tyler Cameron i cili së fundmi i është futur botës së modelingut.

Teksa të gjithë mendonin se gjërat po bëheshin serioze mes tyre ata vendosën të na vërtetonin të kundërtën duke i dhënë fund. Këtë lajm e kanë konfirmuar burime pranë tyre për “Us Weekly” të cilët nuk dhanë asnjë detaj më shumë rreth kësaj ndarjeje.

Tyler dhe Gigi po shfaqeshin çdo ditë e më shumë bashkë teksa ky i pari e shoqëronte modelen në të gjitha eventet e modës.