Eshtë natyrale se lidhjet shumëvjeçare dhe sidomos ato që vazhdojnë dhe përfundojnë martesë kalojnë në shumë vështirësi të ndryshme që e prekin çiftin në aspektin e tyre social.

Gëzimet shpesh herë i lënë vendin mërzisë dhe të qeshurat shuhen shpejt nga zënkat por kjo nuk do të thotë se ato nuk i japin lezet një lidhjeje pasi janë vështirësitë ato që ju bëjnë të piqeni dhe të mbijetoni tek lidhja juaj. Ama monotonia e vret çiftin dhe përgjegjësitë mbi fëmijët i bëjnë ata ta harrojnë njëri-tjetrin. Por ne do ju tregojmë gjashtë mënyra se si ju mund të bëni për vete burrin tuaj sërish si të jetë një muaj mjalti i përditshëm.

Kujtohu se si e joshe në fillimet tuaja

Ajo që duhet të bësh është të rifreskosh memorien. Kujtohu se çfarë i pëlqeu tek ti në fillim, me cilat mënyra joshëse e provokoje…ka sukses si metodë.

Vishu vetëm për atë

Por nëse dëshiron të fitoni sërish dashurinë e tij ky është hapi i parë që duhet të bësh. Kjo nuk do të thotë se do të qarkullosh me taka nëpër shtëpi dhe më e lyerë se kurrë.

Thjesht vishu pak më shumë si femër. Meshkujt i venë shumë re detajet dhe një lëvizje e tillë nga ana jote do t’i binte shumë në sy. 

Ose… zhvishu për atë

Seksi pas disa vitesh kthehet në një procedurë monotone. Por, na pëlqen apo s’na pëlqen është një nga gjërat më të rëndësishme në një lidhje. Ndaj gjej kohën e duhur dhe organzo një mbrëmje që do iu kujtojë rininë e çthurur.

LEXO EDHE:  Kujdes çuna! Asnjëherë mos u martoni me një femër që ka këto karakteristika

Dëgjoje

Le ta pranojmë. Shumica e femrave duan të dalin mbi mashkullin e tyre. Ka dhe nga ato që i kërkojnë mendimin e tij dhe më pas bëjnë siç duan vetë. Duhet t’i tregosh se mendimet e tij janë të rëndësishme për ty.

Mos nguro të kërkosh falje për gjërat më të thjeshta dhe kërkoji dhe atij të bëjë të njëjtën gjë kur është në gabim. Komunikimi është elementi bazë i një lidhjeje, më pas vjen seksit.

Tregoji ngrohtësi akoma dhe në publik

Mundohu të mos jeni dy të huaj, si në momentet tuaja intime ashtu dhe kur jeni në shoqërinë e të tjerëve.

Një puthje apo një përqafim sado të pavlefshme që duken në moshën tuaj, fshehin një magji. Kur mos thoni “këto nuk janë për ne, janë për të rinjtë”.

Thuaji “fund” grindjes

Meshkujt jo rrallë herë na mbajnë në gojë për grindjen tonë. Mundohu të ndryshosh.

Merri gjërat me qetësi, sepse edhe sikur të nervozohesh s’ka për të ndryshuar gjë. Madje gjërat do bëhen më keq dhe jo më mirë. Edhe kur të thotë “Më fal” mos vazhdo t’i mbash inat.