Policia e Tepelenës ka arrestuar një 62-vjeçar pasi i është gjendur një sasi prej 138 kg kanabis sativa.

Burimet zyrtare të policisë thanë se narkotike u gjet pas kontrollit që u bë në banesën e shtetasit Demo Zana, 62 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.

Bëhet e ditur se droga  ishte e fshehur në disa bidona plastik.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme  për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve  narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook