Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec pasi një 40-vjeçare është gjetur e dekompozuar në kabinën e dushit.

Sipas informacioneve nga policia mësohet se  dera e banesës ka qenë e mbyllur dhe vdekja mund të jetë shkaktuar nga rryma elektrike.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.07.2018, rreth orës 22:10, në lagjen nr 1, në banesën e saj ku jetonte e vetme, në kabinën e dushit, u gjet i dekompozuar trupi i shtetases B.B, rreth 40 vjeçe.

Nga të dhënat e para, rezulton se dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur.

Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook