Një 52-vjeçar mësohet se është gjetur paraditen e sotme në rrugë i plagosur rqndë dhe me faktura në trup në aksin rrugor Sarandë-Borsh.

Burime pranë vendngjarjes bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N.,K, lindur ne Lezhe e banues ne fshatin Gjashte, i cili është gjetur i gjakosur në fshatin Volloder.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës 52-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit te Traumes, në Tirane.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore.