Ndërron jetë një tjetër ambasador i Rusisë në detyrë. Bëhet fjalë për ambasadorin e Rusisë në Sudan, Mirgayas Chirinski, 62 vjeç, i cili është gjetur i vdekur në pishinën e ambasadës.

Nëpërmjetë një prononcimi për mediat, ministria e ruse e Punëve të Jashtme u shpreh se ambasadori ka ndëruar jetë si pasoj e një ataku kardiak. 

“Ai u gjet në rezidencën e tij me simptomat e një krize kardiake”, u shpreh në një konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

 

Anëtarët e ambasadës ruse kanë telefonuar një mjek, por shpëtimi i Chirinskit ka qenë i pamundur”, shtoi ajo.

Lindur në vitin 1954 dhe i vendosur në Khartum që prej vitit 2013, diplomati është ambasadori i katërt rus i vdekur në funksion që prej një viti, pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi,

Andrei Karlov (62 vjeç) në dhjetor 2016
Alexandre Kadakine (67 vjeç) në muajin janar në Indi
Vitali Tchourkine (64 vjeç) në muajin shkurt pas një sëmundjeje.