Një makinë është gjetur tërësisht i djegur në afërsi të fshatit Borizanë, në Fushë Krujë.

Në vendingjarje kanë mbërritur shërbimi zjarrfikës dhe policia, të cilët kanë rrethuar vendin.

Sipas të dhënave të para dyshohet se në brendësi të automjetit gjendet një kufomë e djegur.

Nga të dhënat e para mësohet se automjeti i djegur është i llojit Volkswagen Turan.

Policia ka nisur hetimet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook