Faqja zyrtare e Hamburgut ka postuar një foto nga stërvitja, ku shfaqet mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mërgim Mavraj.

Kjo foto nuk është postuar rastësisht, por për faktin se Mavraj është lojtari i parë që është paraqitur në stërvitjen e ekipit gjerman për vitin 2018.

Mbrojtësi kuqezi njihet për jetën korrekte që bën dhe regjimin e fortë sportiv. E ka treguar edhe një herë këtë gjë, duke qenë ai lojtari më korrekt në lidhje me procesin stërvitor. Fakt që u ka bërë pështypje edhe vetë gjermanëve. /Vipsport

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook