Protesta e studentëve shqiptarë ka bërë jehonë në shumë media ndërkombëtare. Së fundmi kjo protestë është raportuar edhe nga radioja publike gjermane, “DeutschlandFun”, ku i ftuar ka qenë drejtuesi i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri, Walter Glos. 

Në intervistën e dhënë pë radion gjermane Glos është shprehus se protesta e studentëve ka ardhur si pasojë e tarifave të larta të Arsimit, dhe se më e rëndësishmja e kësaj proteste është se studentët po përpiqen t’’i mbajnë organizimet dhe protestat të qeta dhe paqësore.   

Në fjalën e tij Glos ka shtuar se shumë të rinj shqiptarë po largohen nga vendi, dhe nëse situata do vazhdojë të jetë e tillë atëherë do të kemi qeveri por jo popullsi. 

“Tarifat për shkollimin janë tepër të larta. Këto ndonjëherë shkojnë deri në 2600 euro për një vit, dhe në një vend me pagë mesatare nga 300 deri në 3500 euro, kjo është shumë e shtrenjtë, prandaj ne kemi dhënë bursa këtu.

Studentët shpesh qajnë kur përzgjidhen për bursa, sepse e ndjejnë veten me fat nëse marrin bursë nga një fondacion politik gjerman. 

Në pesë vitet e fundit janë larguar më shumë se 400 mijë të rinj nga vendi dhe në një popullsi me 3 milion banorë, kjo është një shifër tepër e lartë dhe tregon se kjo temë duhet marrë seriozisht, ndryshe do kemi një qeveri, por nuk do kemi popullsi”, ka treguar Glos.