Ditë e veçantë për Gjikon, shihni urimin emocionues të Elita Rudit në ditëlindjen e tij.

jiko tashmë është një ndër reperët më të dashur në vend, edhe pse në fillim jo të gjithë e përqafuan muzikën e tij, kjo pasi ishte i ri. Por duhet thënë se tani Gjiko është edhe ndër artistët më të kërkuar dhe paguar të momentit. Në median online ai është përfolur edhe për lidhjen e tij me moderatoren e dashur per publikun, Elita Rudin. Sot për dyshen është një ditë e veçantë pasi është ditëlindja e reperit dhe Elita ka dashur t’i shprehë disa fjalë mjaft të bukura nëpërmjet disa fotove dhe mbishkrimet mbi to.

“Për mashkullin, i cili ka qenë mbështetësi im me i madh, shpritin tim binjak dhe dashurinë e jetës sime. Gëzuar ditëlindjen!”, mbishkruan Elita krahas fotos së postuar, të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook