Një nga reperët më të njohur Asdren Gjikolli ose siç njihet për publikun e gjerë me emrin Gjiko, ka reaguar pas aksidentit që pësoi ditën e hënë tek tuneli i Kalimashit duke dhënë edhe disa detaje më tepër përsa i përket përplasjes.

Teksa makina mësohet se është dëmtuar e gjitha, gjendja shëndetsore e Gjikos por dhe e atyre që ndodheshin në makinë është e mirë dhe ata mund të marrin lehtësisht frymë të çliruar tashmë nga ankthi që i kapi. Reperi ka përshëndetur fansat e tij me një video që e ka postuar në Instagram dhe i falenderon të gjithë ata që i dërguan mesazhe në rrjetet sociale duke i uruar shërim të shpejtë.

Gjiko ka treguar një detaj se nuk ka qënë ai i cili po i jepte makinës duke bërë shaka për këtë fakt pasi po të kishte qenë ai do të “vdisnim”. Shkaku i aksidentit ka qenë përplasja e mjetit të reperit me një kamion brenda tunelit.

 https://www.facebook.com/180099715689705/videos/474246472941693/